08:31 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United me ofertë 60 milionë funte për mbrojtësin e Benficas

Ruben Dias është në fokus të klubit Anglez, Benfica skuadra në të cilën luan Dias ka marrë një ofertë prej 60 milionë funtash për transferimin e tij.

Dias është në kontratë me Benficën deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë prej 60 milionë funte, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët e Benfikës shpresojnë ta bindin lojtarin për të nënshkruar një marrëveshje të re, e cila do të bënte që klubet e interesuara të paguanin minimumi 80 milionë funte për të.

Dias bëri 55 paraqitje në sezonin e kaluar, duke shënuar katër gola./Indeksonline/.