18:06 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Manchester United me rekord historik në Premierligë

Manchester United është në epërsi të dyfishtë në ndeshjen si mysafir i Norwichit.

Djajtë e kuq bëhen skuadra e parë e Premierligës që arrijnë shifrën e 2000 golave.

Ndjekësi më i afërt i tyre është Arsenali me rreth 150 gola më pak.

Për të thyer rekordin e Manchester United, Arsenalit i duhen dy sezone derisa Djajtë e Kuq të mos shënojnë asnjë gol gjatë asaj kohe. /IndeksOnline/