Manchester United ndal startin e “frikshëm” të Watfordit
Manchester United ka fituar si mysafir i Watfordit me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të Premierligës.
Skuadra e Mourinhos kaloi në epërsi në minutën e 35-të me golin e Romelu Lukaku.
Golin e dytë për Djajtë e Kuq e shënoi Smailling tre minuta më vonë.
Golin e vetëm për Watford e shënoi Gray në minutën e 65-të.
Ëatford është në pozitën e katërt me 12 pikë ndërsa Manchesteri në pozitën e tetë me nëntë pikë. /IndeksOnline/