18:44 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United ofron 80 milionë funte për Harry Maguire

Skuadra angleze ka bërë një ofertë të re për Harry Maguire. Pasi që edhe më herët kishte një ofertë, tani kanë bërë një ofertë të përmirësuar me vlerë 60 milionë funte plus 20 milionë funte shtesë për lojtarin Leicester, Harry Maguire, transmeton Indeksonline.

Ole Gunnar Solskjaer ka ndjekur Maguire në ndeshjet ku ka luajtur dhe lojtari ju dukë si një opsion mjaftë i mirë, për skuadrën e tij.

Trajneri norvegjez dëshpërimisht duhet të përmirësojë mbrojtjen e tij pasi që pranoi 54 gola në Premier ligë sezonin e kaluar dhe Maguire do të ishte një përmirësim i madh. /Indeksonline/.