11:36 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Manchester United paralajmëron klubet, ka gati 300 milionë euro për transferime!

Skuadra e Manchester Unitedit pritet të bëjë shpenzime marramendëse gjatë afatit të verës.

Ed Woodward, nënkryetar i klubit anglez i ka premtuar trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer shpenzime gjatë afatit të transferimeve, shkruan IndeksOnline.

Sipas “DailyMailiT, “Djajtë e kuq”, do t’i kenë gati plotë 300 milionë euro.

“Ne do ta mbështesim Ole-n, duke sjell lojtarë të ri dhe me plan afatgjatë dhe kjo do të shihet në afatin e transferimeve”, thuhet në një burim të afërt të Manchester Unitedit.

Zgjedhja e parë e Manchester Unitedit pritet të jetë mbrojtja, me lojtarin e Sevillas, Jules Kounde (22-vjeçari) – klauzola e blerjës shkon deri në 90 milionë euro.

I dyti është Jadon Sancho – çmimi i tij shkon deri në 100 milionë euro.

Manchester Unitedi dëshiron po ashtu edhe bashkëlojtarin e Sanchos, Erling Haaland./IndeksOnline/