21:47 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United paraqet ofertën e parë për objektivin e Juventusit

Sergej Milinkovic-Savic është përfolur për një transferim të mundshëm në Juventus dhe PSG.

Por Manchester United tani kanë dalë sërish si favoritë për nënshkrimin e tij, Sky Sport tregon se Djajt e Kuq kanë paraqitur ofertën e tyre të parë për Savic, transmeton Indeksonline.

Lazio, sipas raporteve ka marrë një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin e tyre, por ka gjasa që ta kundërshtojnë atë.

Presidenti i Lazios, nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Saviç ka një kontratë që skadon në vitin 2023, ndërsa klubi nuk është në nxitim për ta shitur./indeksonline/.