11:30 / E Martë, 19 Korrik 2022 / C E

Manchester United po e rrit Zidanin e ri

Zinedine Zidane mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollist.

Ylli francez ka lënë gjurmë në sportin e bukur si lojtar me magjinë e tij por së fundmi edhe si trajner, shkruan Indeksonline.

Por një Zidane i ri mund të rikthehet përsëri në fushë, me emër e me stil të njëjtë si ish-legjenda e Real Madridit.

Skuadra e Manchester United është duke e rritur Zidan Iqbal, 19 vjeçarin me prejardhje nga Iraku.

Futbollisti i lindur në vitin 2003 luan pozitën e mesfushorit qendror dhe aktualisht është pjesë e skuadrës U23 të Djajve të Kuq.

Trajneri i ri i United i ka dhënë një mundësi duke e përfshirë në listë për ndeshjet përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Zidane e ka mundësinë që të tregoj, përveç emrit edhe talentin e tij. /IndeksOnline/