14:51 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchester United-i po mendon rikthimin e “plakut”, për ta shpëtuar sezonin

Pasi që Milani e riktheu Zlatan Ibrahimovicin, të njejtën strategji po tenton ta ndjek edhe Manchester United.

Pas problemeve me rezultate, Djajtë e Kuq janë duke shikuar mundësinë që të rikthejnë në Old Traford, Carlos Tevezin.

36 vjeçari, aktualisht pjesë e Boca Juniors edhe më parë ka luajtur për Manchesterin ku ka treguar formë mjaftë të mirë.

Tevez nuk duket se është pjesë e planeve të menaxhimit të ri të Boca Juniors dhe kontrata e tij aktualisht skadon në qershor 2020.

Ai mund të transferohet në Manchester me formulën e huazimit për gjashtë muaj. /IndeksOnline/