08:21 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Manchester United zgjat kontratën e tre futbollistëve

Manchester United ka vazhduar kontratat e Daley Blind dhe Ashley Young deri në vitin 2019, pas ushtrimit të opsioneve në kontratat e tyre.

Gjithashtu edhe portieri Sam Johnstone, i cili është në huazim te Aston Villa, gjithashtu ka patuar zgjatje të kontratës me Djajtë e Kuq.

Të gjitha tre marrëveshjet e lojtarëve do të skadonin në fund të sezonit, por tani ata do të qëndrojnë deri në verën e vitit 2019. /IndeksOnline/

Temat: