23:39 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Blind largohet nga Manchester Unitedi

Futbollisti, Daley Blind është larguar përfundimisht nga Manchester Unitedi.

Mbrojtësi ka arritur marrëveshje me ish-skuadrën e tij, Ajax, shkruan IndeksOnline.

Blind me gjigantin holandez ka nënshkruar kontratë katër-vjecare, deri më 30 qershor të vitit 2022.

Ajax do t’i paguajë plotë 16 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet deri në 20.5 milionë euro.

Blind për “Djajtë e Kuq” ka zhvilluar në total 141 ndeshje zyrtare duke fituar UEFA Europa Ligë, FA Cup, Kupën e Ligës dhe Super Kupën, “Community Shield”./IndeksOnline/