14:42 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Manchester Unitedi arrin marrëveshje me lojtarin e Juventusit?

Skuadra e Manchester Unitedit është afër marrëveshjes me lojtarin e Juventusit, Alex Sandro.

Sipas “The Times”, klubi anglez dhe futbollisti kanë arritur një marrëveshje personale, transmeton IndeksOnline.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë plotë 67 milionë dollarë skuadrës së Juventusit.

Të interesuar për Sandron janë edhe disa klube, përfshi Chelsean e cila ka vite që ka shpreh dëshirë për ta marr lojtarin brazilian./IndeksOnline/