00:02 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Manchesteri gjen zëvendësuesin e Pogbas, do t’i kushtoj 150 milionë

Manchester United mund ta thyej rekordin e klubit që e mban Paul Pogba si futbollisti më i shtrenjtë, jo vetëm në klub.

Sipas “Daily Star”, francezi është pranë largimit nga Old Traford dhe Solskjaer ka kthyer sytë nga Atletico për zëvendësuesin e tij, shkruan Indeksonline.

United do të paguaj 150 milionë për të sjellë në Premierligë mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Shitja e Pogbas do të arkëtonte në klub para të majme dhe me disa të tjera do të mund ta transferoj spanjollin. /IndeksOnline/