09:08 / E Enjte, 04 Qershor 2020

Manchesteri, nxjerr në “pazar” 3 futbollistë për të rregulluar financat

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është gati të shesë tre futbollist për të rritur financat e klubit.

Trajneri norvegjez tashmë ka filluar të shohë nga sezoni i ardhshëm dhe pritet të sakrifikojë Sanchezin, Smallingun dhe Rojon gjatë kësaj vere, shkruan Indeksonline.

Ai është i vetëdijshëm se do të duhet të shesë para se të blejë, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të pasigurt financiare si rezultat i efekteve të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Dhe sipas “Evening Standard”-it, klubi po parashikon se e ka të vështirë të gjente një blerës për ndonjë nga lojtarët e përmendur për këtë arsye.

Shitja e Sanchezit pritet të jetë më problematike duke e parë edhe pagën e lartë që kiliani merr në Old Traford.

Të tre lojtarët aktualisht janë të huazuar nëpër skuadra të ndryshme. /IndeksOnline/