08:38 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Manchesteri i tregon trajnerit të ri buxhetin për merkaton e janarit

Manchester United ka bërë të ditur se deri në fund të sezonit skuadrën e parë do ta drejtoj ish-sulmuesi i tyre, Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri i ri përveç futbollistëve që ka për momentin në dispozicion do të ketë mundësi të shfrytëzoj 55 milionë euro për blerje të reja, shkruan Indeksonline.

Djajtë e Kuq do të synojnë një qendërmbrojtës dhe një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit.

Toby Alderwireld dhe Douglas Costa janë dy emrat që po qarkullojnë në mediat angleze si dy lojtarët që mund të transferohen në “Old Trafford”. /IndeksOnline/