08:09 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchesteri kërkon transferimin e Bale që në janar

Gareth Bale thuhet se vazhdon të jetë shënjestër e Manchester United edhe pse e transferuan Bruno Fernandesin.

Djajtë e Kuq e kompletuan transferimin e mesfushorit portugez nga Sporting Lisbona, por tani e duan edhe yllin uellsian.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që të tentojnë transferimin e Bale nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

El Chiriguito TV raporton se lëndimi i Marcus Rashford ka bërë që trajneri norvegjez ta kërkon transferimin e uellsianit që po ashtu është i palumtur me minutazhën e tij.

Unitedi mund t’i paguajë 60 milionë euro për transferimin e Bale, derisa Real Madridi i kishte paguar Tottenham Hotspurit 94 milionë euro në vitin 2013.

30-vjeçari ka kohë që po e kërkon largimin nga Santiago Bernabeu, mirëpo deri më tani asnjë skuadër evropiane nuk ka tentuar në transferimin e tij./Indeksonline/