75 Mall Live Search
20:22 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / C E

Manchesteri turpërohet nga Brighton, mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Manchester United nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër.

Djajtë e Kuq janë mposhtur nga Brightoni me rezultat 4-0 në ndeshjen e javës së 36-të të Premierligës.

Golat për vendasit i shënuan Caicedo (15’), Cucurella (49’), Gross (57’) dhe Trossard (60’).

Me këtë humbje, Manchesteri është në vendin e gjashtë me 58 pikë, pesë pikë më pak se Arsenali që është në vendin e katërt. /IndeksOnline/