Manchesteri vazhdon ndjekjen e Cityt (Video)
Manchester United ka mposhtur WBA-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Premierligës.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Lukaku në minutën e 27-të dhe Jesse Lingard në minutën e 35-të.
Golin e vetëm për West Brom e shënoi Gareth Barry në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Manchesteri mbetet e dyta me 41 pikë, 11 më pak se Manchester City. /IndeksOnline/