11:02 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Manchesterit po i skadon afati, Sancho udhëton në Zvicër me Dortmundin

Borussia Dortmund i ka dhënë afat deri më 10 gusht Manchester United për Jadon Sancho, përndryshe lojtari do të qëndroj te skuadra e Bundesligës edhe për një sezon.

Deri më tani ka një hapësirë të madhe në mes të ofertës dhe kërkesës, shkruan Indeksonline.

Dortmund kërkojnë të paktën 110 milionë euro për talentin e tyre derisa United janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 90 milionë.

Deri më tani “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar të paguajnë një shifër aq të madhe duke e marrë parasysh edhe krizën e krijuar nga koronavirusi.

Ylli i Anglisë ka udhëtuar sot në mëngjes me skuadrën drejtë Zvicrës për fazën para përgatitore të sezonit.

Manchesteri ka afat edhe sot që të jap një përgjigje nëse do ta blejë lojtarin ose do ta humb për të paktën 1 vit. /IndeksOnline/