14:36 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / B O

Mancini-Italia në prag divorci, Conte drejt “azzurëve”

Mes Roberto Mancini dhe drejtueseve të Federatës Italiane të Futbollit ka një ftohje të dukshme, madje sipas Repubblica-s bashkëpunimi ndërmjet tyre ka ardhur në fund.

Mancini është shfaqur shumë i demotivuar pas ndeshjen kundër Maltës, ndërsa palët mund të shkojnë drejt një divorci menjëherë pas përfundimit të Final Four në Nations League, në mes të muajit qershor.

Pasuesi i tij në krye të përfaqësueses italiane pritet të jetë Antonio Conte. Ish trajneri i Tottenham nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për tu rikthyer sërish në krye të Italisë.

Kanë kaluar 7 vite që nga koha kur Conte ishte për herë të fundit në drejtimin e Italisë, në këndvështrimin e tij, por dhe stafit të federatës, ky është momenti i duhur për tu ribashkuar.