21:43 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Mancini: Kloppin dhe Pochettinon do t’i kishin vrarë në Itali

Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane, ka folur për mediat italiane për disa tema që ngjallin jo pak kuriozitet në gadishullin apenin.

Messi, Pochetino, Klopp, mentaliteti italian dhe kombëtarja, nga pak e për të gjitha Mançini pati kohë të folur dhe sqaruar pyetjet.

Messi? “Mendoj se ai është në të njëjtin nivel me Maradona-n, por në kohën time ka qenë më e vështirë, pasi mbrojtësit ishin disi më të ashpër dhe shkaktonin më shumë faulle”.

Italia? “Kur u emërova si trajner i kombëtares situata ishte e vështirë dhe duhet të bënim diçka ndryshe, që do të prekte dhe të ardhmen. Menduam se ishte koha e duhur t’i jepnim shansin disa lojtarëve të panjohur”.

Baloteli? “Nga ai pres të punojë te pikat e tij të dobëta, kur të kompletohet do ta thërras”.

Trajnerët dhe mentaliteti italian? Këtu ekzagjërohet situata. Pochetino dhe Klopp kanë 4 apo 5 vite me ekipet e tyre dhe nuk kanë fituar asgjë. Në Itali do t’i kishin vrarë”.