21:19 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / Blerim

Fillojnë ngacmimet, Mancini: Uellsi është si Stoke City/ Bale: S’e dija që…

Kombëtarja e Italisë nesër zhvillon ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Uellsit në EURO20.

Trajneri, Roberto Mancini e ka konsideruar këtë ndeshje si tejet të vështirë, për shkak se kundërshtari luan një lojë të fortë fizike, shkruan IndeksOnline

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në prespektivën fizike sepse ata janë të fuqishëm si Stoke City. Por, ata janë edhe teknik të mirë”, ka thënë Mancini

Kësaj deklarate i ka reaguar futbollisti dhe kapiteni i Uellsit, Gareth Bale.

“Se kam ditur që Stoke City është kaq e mirë”, ka thënë Bale

Kujtojmë që nesër nga ora 18:00, zhvillohet ndeshja mes Italisë dhe Uellsit./IndeksOnline/