75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mandzukic kërkon transferimin qysh në janar te kjo skuadër

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic tani po kërkon një transferim në skuadrën angleze të Premier League, Manchester United në afatin kalimtar të janarit, sipas Sportmediaset, transmeton Indeksonline.

Reprezentuesi kroat është lidhur me një largim nga klubi me bazë në Torino gjatë afatit të transferimit të përfunduar së fundmi.

Sa i përket raportit të fundit, Mandzukic tani po kërkon një transferim në Angli në afatin kalimtar të janarit, ku United ka të ngjarë të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar ish sulmuesin e Bayern Munich për të zëvendësuar Romelu Lukaku./Indeksonline/