08:50 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mangjukiq përgatit “valixhet”, transferohet te kjo skuadër

Mario Mangjukiq mund ta lërë Juventusin në dy javët e ardhshme për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

Ekziston mundësia që largimi i tij të bëhet këto ditë ose gjatë muajit shkurt.

Sipas mediave kroate, Mangjukiq, ka dy oferta serioze në tryezë, një nga Katari dhe tjetra nga SHBA-ja, shkruan Indeksonline.

Aktualisht, skuadra e dytë e ligës së Katarit, Al Gharafa, është e interesuar ta sjellë kroatin, i cili ka hequr dorë nga të gjitha kombinimet në skuadrën e Juventusit që kur Maurizio Sarri zuri vendin e tij këtë verë .

Al Gharafa ka ambicie të mëdha këtë sezon dhe ka treguar se duke sjellë Sofiane Hanni për 3.5 milionë euro, që është transferimi më i shtrenjtë i Katarit këtë vit.

Përveç ofertës nga Katari, gazetari italian, Gianluca di Marzio shkruan se Mangjukiq është i interesuar edhe për skuadrën më të mirë në ligën amerikane, Los Angeles FC .

Nëse klubet do të binin dakord, Mangjukiq, do të shkonte në Los Angeles tashmë, por vetëm për t’u stërvitur me ekipin e tij të ri. Afati kalimtar i SHBA-së hapet më 7 shkurt të vitit të ardhshëm, dhe vetëm atëherë ai transferim do të përfundojë zyrtarisht. /IndeksOnline/