20:02 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mane-Cou-Firmino-Momo , një tjetër kuartet i “The Beatles” në Liverpool

Liverpool njihet si qyteti muzikës, tifozëve të çmendur dhe katër pop – yjeve me të cilët krenohej jo vetëm qyteti por e gjithë Anglia.

John, George, Paul dhe Ringo. Koha kur Apple nuk përdorej për iPhone, por ishte emërtim i një labeli të formuar nga 4-shja fantastike.

Tani që skuadra e Liverpool nuk janë të pathyeshëm si vite më parë, fansat kanë filluar të ëndërrojnë përsëri që qyteti ka një tjetër “kuartet” fantastik ,por jo në muzikë – në futboll.

Një katërshe fantastike, të cilët shënojnë gola, dhurojnë spektakël në fushë, dhe duken të pangopur.

Coutinho për të menaxhuar, Firmino për të liruar hapësirë, dhe “leopardët” Mane-Salah gjithmonë të gatshëm në hapësira.

Numra të frikshëm – Salah ka 23 paraqitje, 18 gola dhe 6 asistime. Firmino 22 paraqitje, 12 gola dhe 6 asistime. Cotinho 14 paraqitje, 9 gola dhe 7 asistime, ndërsa Mane 15 paraqitje, 7 gola dhe 5 asistime.

Rivalët e qytetit me në krye ‘të urryerin’ Wayne Rooney , do të kenë mjaft punë për të ndalur këtë katërshe të dielën.

Dhe po, nuk janë vetëm ata. Është një ekip i tërë që Kloop dita-ditës po e transformon ashtu siç dëshiron ai. Por, fansat e “The Reds” tani kanë një lidhje të ngushtë me këta katër yje. Siç kishin dikur me John, George, Paul dhe Ringo. /IndeksOnline/