10:39 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mane: Salahu është golashënues i çmendur!

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka folur për raportet me Mohamed Salahun.

Kohë e fundit marrëdhëniet midis tyre ishin zbehur, pasi senegalezi kishte shfaqur hapur pakënaqësinë për egoizmin e “mbretit egjiptian”.

Megjithatë tashmë kjo i takon të shkuarës.

“Salahu është golashënues i çmendur dhe lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë gjithçka. Nganjëherë kemi edhe ne mosmarrëveshje. Por unë kam kënaqësi të madhe që luaj më të sepse mendoj se të dytë e flasim gjuhën e njëjtë të futbollit”, deklaroi Mane.

/Indeksonline/