11:48 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Mane s’ka humbur asnjë ndeshje të Premierligës, në shtëpi

Në verën e vitit 2016, transferi i ri i Liverpoolit, Sadio Mane u pa nga shumë njerëz si një rrezik i madh.

Shumë besuan se t’i shpenzosh 36 milionë në dikë që dështoi të tregonte qëndrueshmëri te Southamptoni ishte qesharake.

Por, tre vjet e gjysmë më vonë, Mane është ndër 5 futbollistët më të mirë në botë.

Ai shënon gola për qejf, krijon raste për bashkëlojtarët dhe mund ta ndryshojë lojën në çast.

Në 58 ndeshjet sa Mane i ka zhvilluar në kuadër të Premierligës në “Anfield Road”, ai nuk ka humbur asnjë ndeshje.

Humbja e fundit në shtëpi e Liverpoolit në Premier League ishte në prill 2017, kur Crystal Palace kishte fituar 2:1.

Dhe arsyeja që Redsi u mposhtën? Për shkak se “hajmalia” e tyre fatlume, Mane, mungoi për shkak të dëmtimit, me Divock Origi, duke zënë vendin e tij në treshen e sulmit përkrah Roberto Firminos dhe Philippe Coutinhos./Indeksonline/