13:57 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / MSH

Manifesta në Prishtinë, Rama jep detajet e hapjes zyrtare

Bienalja e Manifestës këtë vit do të mbajë edicionin e 14-të të saj në Prishtinë.

Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në botë, ka ngjallur kuriozitetin e shumë artistëve, kuratorëve e gazetarëve të huaj.

Lidhur me këtë organizim, detaje ka dhënë edhe kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.

“Bienalja më e madhe e artit dhe arkitekturës Manifesta Biennial, hap dyert për publikun me 22 korrik 2022, në ora 19:00, me një performancë artistike në Platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë!

Prishtina, është i vetmi qytet i Ballkanit Perëndimor, i cili mirëpret bienalen e artit dhe arkitekturës më të madhe në botë, prandaj ju ftojmë që të krijoni eksperienca të reja duke u bërë pjesë e saj” ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i kryeqytetit ka ndarë edhe listën me disa nga këngëtarët që do të përformojnë në hapjen madheshtore të Manifestas.

May be an image of text that says 'ALBAN NIMANI O ANDRRA ARTA JASHARI Ο CUTE BABULJA EDONA VATOCI ELINA DUNI DRITERO ΝΙΚΟΙΟ FAZANI GENC SALIHU ΜΙΜΟΖΑ HAJDINI SYTE NR SHPAT DEDA TOMOR KUQI SPECIAL PERFORMANCE JUNGLE BY NIGHT GIFTED BY THE CITY OF AMSTERDAM'