19:31 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Manifesta në Prishtinë, Rama nis punën në tri lokacione të kryeqytetit

Për 100 ditë, duke filluar nga 22 korriku, Prishtina do të jetë nikoqiree bienales “Manifesta”, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tanimë ka nisur punën në tri lokacione.

Ai tha se, sot së bashku me Drejtoreshën e Manifestës Hedëig Fijen, vizituan biblotekën “Hivzi Sulejmani, Tjegulloren e Qytetit dhe hekurudhën, që shumë shpejt pritet të shndërrohen në atraksione dhe në një ambient të pastër.

Njoftimi:

Manifesta Biennial ’14 nuk sjellë vetëm artistë dhe vizitorë të huaj në Prishtinë, por sjellë intervenime urbane të cilat do të mbesin në shfrytëzim të qytetarëve të kryeqytetit. 💙🤍

Sot, bashkë me Drejtoreshën e Manifestës znj. Hedëig Fijen, vizituam 3 pika kryesore të qytetit, ku veç kanë filluar intervenimet.

Vizituam biblotekën “Hivzi Sulejmani”, e cila po rinovohet tërësisht dhe të cilës po i kthehet identiteti i dikurshëm arkitektonik.

Gjithashtu vizituam “Tjegulloren e Qytetit”, në të cilën ka filluar pastrimi i mbeturinave dhe do të intervenohet për të krijuar hapësira kreative dhe të shfrytëzueshme për rininë.

Pika e tretë ishte hekurudha që përshkon qytetin e Prishtinës, përreth së cilës do të krijohet një “Korridor i Gjelbërt”. 🌳

Shumë shpejtë kjo pjesë e qytetit, nga një vend i pakalueshëm dhe plot mbeturina, do të shndërrohet në atraksion dhe në sinonim të një ambienti të pastër. 🍀