10:59 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

Manifesta, ngjarja më e madhe kulturore, “pushton” Prishtinën

E keni parë instalacionin në kulmin e Grand Hotel Prishtina?

“Do ta pikturojmë qiellin” e Petrit Halilajt është vetëm një nga qindra kurimet që do të përqafojnë kryeqytetin për më shumë se tre muaj.

May be an image of outdoors

Një nga organizimet më të mëdha në botën e artit dhe kulturës, Bienalja Nomade Evropiane, Manifesta, këtë vit do të mbajë edicionin e 14-të në Prishtinë.

Manifesta 14 Prishtina Homepage – Manifesta 14 Prishtina

E premtja e 22 Korrikut do të shënojnë hapjen e eventit 100 ditor që do të vëjë Prishtinën në majë të botës së kulturës, shkruan Indeksonline.

Hapja do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku do të marrin pjesë shumë personalitete të shquara të artit, arkitekturës, muzikës e kulturës.

Ngjarja përgjatë 100 ditëshit (22 korrik- 30 tetor) do të shoqërohet me ekspozita të shumta dhe aktivitete të tjera në të gjithë Prishtinën, aktivitete këto që bëjnë bashkë qindra artistë dhe kuratorë nga e gjithë bota.

Carlo Ratti Associati Designs Urban Interventions in Prishtina as part of Manifesta  14 | ArchDaily

Manifesta 14 ka rënë në sy edhe të mediave ndërkombëtare dhe do të jetë nikoqire e mbi 1 mijë gazetarëve anë e kënd botës.

Manifesta 14 synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambicien e tyre për të rimarrë hapësirën publike dhe për të rishkruar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol mendjehapur në Ballkan dhe në Evropë, përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor.

Bienalja e radhës e Manifestas do të mbahet në Barcelonë.

Gallery of Carlo Ratti Associati Designs Urban Interventions in Prishtina  as part of Manifesta 14 - 4