08:08 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Manikyr me dekore, bëni duart më të bukura

Çdo ditë dalin trende të reja edhe për sa i përket manikyreve. Disa kanë një pamje shumë origjinale ndërsa të tjera janë me të vërtet të paarritshme dhe si pasojë mbase nuk do t’i provoni asnjëherë.

Manikyri me gurë apo me gjësende të tjera tashmë prej kohësh është shumë në modë, kështu që mos hezitoni të provoni këto modele manikyresh me dekor për të zbukuruar duart tuaj.

Duhet të dini se manikyri luan edhe rolin e aksesoreve për duart sepse i bën ato të duken më të rregullta dhe të bukura.

Këshillohet të mbani ngjyrat që ju shkojnë më shumë por dhe të cilat ju pëlqejnë ndërsa mund të luani edhe me ngjyra të cilat nuk i përdorni zakonisht për një efekt ndryshe.

Nëse nuk i keni provuar ende këto modele ja disa ide nga të cilat mund të merrni frymëzim dhe të bëni një manikyr të bukur me dekor.