16:29 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

MAP hap dhënat për shërbimin civil dhe publik të Republikës së Kosovës

Ministria e Administratës Publike (MAP), përkatësisht Departamenti për Administrimin e Shërbimit Civil (DASHC) si dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) kanë bërë publike 19 data-sete me të dhëna të ndryshme për shërbimin civil dhe publik të Republikës së Kosovës në kuadër të zotimeve të Ministrisë së Administratës Publike për qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Këto të dhëna janë publikuar në portalin kombëtar për të dhëna të hapura (opendata.rks-gov.net) i cili menaxhohet nga MAP, përkatësisht nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI).Këto të dhëna do publikohen në formate të ndryshme, të cilat mundësojnë përpunimin e lehtë të tyre nga palët e interesuara. Përmes lidhësve në vijim mund të qaseni në të dhënat e hapura nga vetë MAP:

Të dhënat nga DASHC –http://opendata.rks-gov.net/organization/departamenti-i-administrimit-te-sherbimit-civil

Të dhënat nga IKAP –http://opendata.rks-gov.net/organization/map-instituti-i-kosoves-per-administrate-publike-ikap

Ministri i Administratës Publike z. MahirYagcilar deklaroi seme hapjen e të dhënave për shërbimin civil dhe publik MAP po udhëheqë procesin e hapjes së të dhënave duke vendosur fillimisht një shembull të mirë. Më tutje Ministri Yagcilar sqaroi:

“Hapja e të Dhënave është një prioritet qendror i Ministrisë së Administratës Publike në kontekst të përpjekjeve përmodernizim të administratës  dhe një obligim shtetëror që rrjedh nga miratimi i Kartës për Hapje tëtë Dhënave në Maj të vitit 2016. Përfitimet nga hapja e të dhënave janë të shumta, duke ndikuar pozitivisht në efikasitetin dhe përmirëimin e administratës publike si dhe mbështetë rritjen ekonomike të sektorit privat. Krahas kësaj hapja e të dhënave ndryshon për të mirë mënyrën se si qeveria, biznesi dhe shoqëria komunikojnë dhe funksionojnë.”

Kujtim Gashi, drejtor i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit (ASHI), e cila menaxhon portalin kombëtar për hapje të të dhënave, deklaroi se Agjencia synon që gjatë vitit 2018 të rrisë bashkëpunimin me të gjitha institucionet publike me qëllim që të rritet numri i të dhënave të publikuara në portal. Krahas kësaj ASHI do të fokusohet edhe në zhvillimin e kapaciteteve teknike nëpër institucione publike në mënyrë që hapja e të dhënave të jetë rezultat i një qasjeje sistematike dhe pjesë e kulturës së përditshme të punës së institucioneve deri në automatizimin e këtij procesi.

Erna Hasangjekaj, drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin të Reformës së Administratës Publike deklaroi se hapja e të dhënave do të rris transparencën e institucioneve si jep informacion në lidhje me volumin e punës së vetë institucioneve.

“Gjithashtu, hapja e të dhënave do tëndikojë në zhvillimin e biznesit dhe inovacionit”, shtoi Hasangjekaj.

Refike Sülçevsi, drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratën Publike (IKAP) me rastin publikimit tëtë dhënave nga ky institucion, deklaroi se IKAP është i përkushtuar për të mbështetur parimet e qeverisjes së mirë edhe transparente, prandaj edhe kemi bashkëpunuar me ASHI për publikimin e të dhënave për punën tonë. Të dhënat tregojnë se IKAP gjatë vitit 2017 ka trajnuar 3,625 pjesëmarrës në 553 ditë trajnimi përmes 114 kurseve të trajnimit.

Drejtori i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil në MAP,  TefikMahmuti, deklaroi se departamenti që ai drejton në vazhdimësi grumbullon të dhëna dhe publikimi i tyre po bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të interesuara për, gjendjen e përgjithshme  të shërbimit civil dhe publik në Republikën e Kosovës.

“Të dhënat tregojnë një shërbim civil dhe publik, i cili është zhvilluar nëkontekst të procesit tështetndërtimit të Kosovës”, tha Mahmuti.

Gjatë muajit janar 2018, Agjencia e Shoqërisësë Informacionit (ASHI) si dhe Departamenti i Menaxhimit të Reformës së Administratës Publike do të organizojnë trajnim për të gjithë zyrtarët për komunikim të ministrive të Qeverisë së Kosovës për të nxitur procesin e hapjes së të dhënave.

Shënim:

Në bashkëpunim me shoqërinë civile në vitin 2016 Qeveria e Kosovës ka miratuar kartën për hapjen e të dhënave (si dokumenti kryesor udhëzues për hartimin e politikave publike për hapjen e të dhënave në Kosovë), si dhe është lansuar portali kombëtar i Kosovës për hapjen e të dhënave (opendata.rks-gov.net), i cili menaxhohet nga Agjencia e Shoqërisësë Informacionit.

Krahas kësaj, sipas vendimit të datës 13 maj 2016 të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Administratës Publike ngarkohet me koordinimin e procesit të hapjes së të dhënave.

Kohë më parë MAP ka nisur edhe procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapje tëtë Dhënave (ODRA), i cili do të përfundojë në mars 2018 dhe do të ndihmojë të plotësojë draft-planin aktual të hapjes së të dhënave, i cili është hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Temat: