75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 07 Maj 2026 / S Z

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik, në Turqi, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit, në Turqi, është takuar me ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se falenderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset shtetformuese të Kosovës, raporton KlanKosova.tv.

Me këtë rast, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.