08:21 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / MSH

Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe, janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovë

Kryeminisitri Albi Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës.

Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në A2 CNN.

Ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm nga studio si ai i Banjskës, por edhe nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

Ai solli në vëmendje se tre nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovë.