20:31 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 13 të vdekur, shkon numri në 2 739 të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa kanë humbur jetën edhe 13 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në total 2 739.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 023 duke e çuar në total e të shëruarve në 74 800. Rastet aktive mbesin 11 924, më shumë se gjysma në Shkup.