22:23 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 15 të vdekur dhe 493 raste të reja me COVID-19

Një numër i lartë i personave të infektuar me Covid është shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2.366 teste, ndërsa janë regjistruar 493 raste të reja me COVID-19, dhe 15 persona kanë humbur jetën

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 82.794 persona.