19:14 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

“Maqedonia e Re është emri që përmendet si zgjidhje e mundshme”

Të ndryshohet taktika dhe të fillohet nga zeroja, e jo me emër të përbërë, sepse “Maqedonia nuk i takon as Tsiprasit, as Mistotakisit, as Leventisit, por Maqedonia është Greqi”, ka thënë lideri i Lidhjes së centralistëve të Greqisë, Vassilis Leventis në porosinë e tij për kryeministrin Tsipras.

Ai pas takimit me kryeministrin Tsipras, në bisedën me gazetarët zbuloi se emri që përmendet si zgjidhje e mundshme është Maqedonia e Re.

“Nëse rifillojmë bisedimet për emrin, do të ketë përkrahjen e gjithë Greqisë, duke filluar nga unë.

Por, nëse fillon me arsyetimet se jemi lodhur, nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe fjalë të ngjashme, për të pranuar emrin Maqedonia e Re, unë do të jem kundër”, tha Leventis.