Maqedonia rrit borxhin publik për të rritur buxhetin
Maqedonia pritet që në vitin 2019-të do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë 3.7 miliardë.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se buxheti do të jetë i fokusuar në problemet sociale dhe zhvillim. Buxheti pritet që të rritet për 3.2%, transmeton Indeksonline.
Po për ta rritur buxhetin, Maqedonia do ta rrisë borxhin publik nga 48.2% në 54.2%.
Partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se buxheti i vitit 2019 është katastrofal dhe shkakton rritje të borxhit publik./Indeksonline/