08:48 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / C E

Maradona ka shpëtuar mrekullisht pas intervenimit në tru

Diego Maradona është larguar nga spitali pasi ka kryer një operim në tru.

Avokati i tij ka thënë se kjo është një mrekulli që legjenda argjentinase ka dalë i gjallë nga spitali.

Ish-futbollisti ishte fotografuar duke u larguar nga klinika private Olivos në një ambulancë pak para orës 6 të kohës lokale të mërkurën në mbrëmje.

Maradona, i cili gjithashtu ishte fotografuar i qeshur nga shtrati i tij, kishte kaluar tetë ditë në spital pasi u pranua për një operacion urgjent për një mpiksje gjaku në tru.

Por Matias Morla përshkroi një pamje më dramatike të frikës së shëndetit të 60-vjeçarit pasi vizitoi ish-yllin e Napolit dhe Barcelonës.

Diego përjetoi ndoshta momentin më të vështirë të jetës së tij“, ka thënë avokati.

Unë mendoj se fakti që gjaku i trurit u zbulua kur ishte një mrekulli, sepse kjo mund t’i kushtonte atij jetën“. /IndeksOnline/