21:50 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

MARCA: Benzema qëndron në Real Madrid

Gazeta spanjolle, Marca raporton se Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi.

Sipas gazetës francezi do të qëndroj te ‘’Los Blancos’’ deri në përfundimin e kontratës, e cila skadon më 30 qershor 2024, shkruan IndeksOnline.

‘’Fakti është se Benzema do të qëndrojë. Ai do të përmbushë edhe vitin e mbetur të kontratës që ka rënë dakord me bardhezinjtë, gjë që të dyja palët e kishin në mendje prej kohësh.’’, thuhet në raportimin e Marcas.

Benzema është shumë mirënjohës Arabisë për interesin e madh që ka treguar prej muajsh, dhe nuk e mbyll opsionin për të luajtur në Ligën Arabe pasi të përfundojë kontratën me Real Madridin./IndeksOnline/