14:05 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

MARCA: Sergio Ramos në dyshim për të ardhmen e tij

Sipas gazetës spanjolle “MARCA”, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka vënë në dyshim të ardhmën e tij në Santiago Bernabeu pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës këtë sezon.

33-vjeqari ka kaluar 14 vitet e fundit të karrierës së tij në Madrid dhe sic thuhet, kohët e fundit ai është duke menduar për një sfidë të re në sezonin e ardhshëm.

Për lojtarin janë të interesuar Manchester United dhe Paris Saint-Germain të cilët poashtu kishin dërguar oferta për lojtarin gjatë vitit të kaluar. /IndeksOnline/