75 Mall Live Search
13:40 / E Premte, 12 Qershor 2026 / L A

Marcelo, evakuohet nga policia pas një grindjeje në Botëror

Mbrëmë kanë filluar emocionet e Kampionatit Botëror.

Dy ndeshje u zhvilluan me njërin nga nikoqirët, Meksika ku mposhtën Afrikën e Jugut 2-0 dhe Korea e Jugut mposhti Çekinë 2-1.

Mirëpo gjatë ndeshjes në “Azteca”, legjenda e Real Madridit, Marcelo ishte evakuar nga rojet e stadiumit.

Pasi përfundoi ndeshja Meksikë-Afrikë e Jugut, shpërtheu një përleshje e dhunshme midis një grupi protestuesish dhe autoriteteve lokale. Marcelo, i cili ndodhej në zonë, u përfshi në mes të grindjes dhe situata u bë e rrezikshme për ish-lojtarin.

Me të zbuluar praninë e Marcelos në vendin e konfliktit, oficerët vepruan shpejt për ta mbrojtur atë dhe për ta larguar nga zona. Policia e evakuoi me sukses brazilianin pa lëndime , pas një incidenti që shkaktoi mjaft frikë në fillim të turneut./IndeksOnline/