75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / L A

Marcelo thyen heshtjen pas largimit nga Fluminense

Ish-lojtari i Real Madridit, Marcelo u largua nga Fluminense javën që shkoi.

Braziliani, ishte në qendër të vëmendjes pas një incidenti me trajnerin e skuadrës, Mano Menezes që çoi deri në ndërprerjen e kontratës.

Marcelo, në një postim në “Instagram” ka reaguar rreth largimit duke thënë se e vërteta, si dielli, gjithmonë do të dalë në shesh.

Marcelo, përndryshe u rikthye te Fluminense në vitin 2023 duke ndihmuar skuadrën e tij të fitoi “Copa Libertadores” vitin e kaluar./IndeksOnline/