75 Mall Live Search
08:49 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / L A

Maresca pas triumfit: Kjo garë do të jetë po aq e rëndësishme sa Liga e Kampionëve

Chelsea mbrëmë arriti të triumfojë për herë të dytë në Botërorin e Klubeve.

Ata arritën të mposhtin kampionin e Evropës, PSG-në me rezultat 3-0.

Pas kësaj ndeshjeje trajneri i “bluve” të Londrës, Enzo Maresca u shpreh i lumtur me këtë triumf.

“U thashë lojtarëve të mi se kjo garë do të bëhet po aq e rëndësishme, ose edhe më e rëndësishme, sesa Liga e Kampionëve në të ardhmen”, deklaroi Maresca./IndeksOnline/