08:33 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Marihuana bie nga qielli në Tel-Aviv, njerëzit vraponin për të marrë “pjesën e tyre”

Një ngjarje e pazakontë në Tel- Aviv ngrohu atmosferën kur paketa misterioze binin nga qielli.

Përkatësisht, dronët lëshuan çanta të vogla plot me kanabis. Këto sytha falas kanabisi u ulën nga qielli në sheshin “Rabin”, pasi droni fluturoi si Babadimri, shkruan Unilad, raportojnë mediat vendase.

Kështu që nuk është për t’u habitur që sheshi u mbush shpejt me njerëz që vraponin për t’u siguruar që morën pjesën e tyre. Qindra paketa u gjetën dhe Green Drones mori përgjegjësinë për këto marifete.

Sidoqoftë, bujaria e tyre u kushtoi atyre, ndërsa dy persona në të 30-tat u arrestuan.