16:15 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Marina greke fundos anijen ushtarake, rriten tensionet me Turqinë

Ushtria greke ka përfunduar një stërvitje të gjerë në ishuj dhe Egje ku morën pjesë tre krahët e saj, siç janë marina, forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga stërvitja si një kundërpërgjigje ndaj Turqisë. Stërvitja u krye në zonën e ishujve Karpathos, në jug-perëndim të Rodosit.

Gjatë stërvitjes forcat greke fundosen edhe një anije të vjetër të ushtrisë duke e qëlluar me silurë prej nëndetëseve si edhe raketa të anijeve të tjera ushtarake.

Stërvitja vjen në kuadër të tensioneve me Turqinë, ku më herët ushtarakët grekë kanë deklaruar se “do të digjin fillimisht këdo që shkelte tokën e tyre dhe më pas do të shkonin të shihni se kush ishte”.

Ky është një kërcënim i drejtpërdrejt ndaj Turqisë pasi u zbulua sëfundmi edhe plani për pushtimin e Greqisë, i hartuar në vitin 2014 nga ushtria turke.

Të dyja vendet janë në një krizë të raporteve të tyre prej disa kohësh për shkak të kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor.

Lexo edhe: Do të djegim këdo që vë këmbën në territorin tonë: Shefi i ushtrisë greke, me tone lufte

Turqia kërkon që nga pasuritë nëndetare të përfitojë edhe ajo si edhe turqit në Qipron Turke, ndërsa Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshjes mes tyre për shfrytëzimin e gazit.

Më herët, Turqia lidhi një marrëveshje direkte me Libinë për të krijuar një korridor ujor mes dy shteteve duke shkëputur kështu aksesin e Greqisë në Egjeun jug-lindor, por kjo shkaktoi reagimin e Francës dhe vendeve të tjera. /abcnews.al