20:29 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Mario Gotze drejt transferimit te skuadra italiane

Futbollisti i Dortmund, Mario Gotze është raportuar që ka mundësi të transferohet te skuadra italiane, Roma.

27 vjeçari do të jetë futbollist i lirë në qershor pasi që kontrata do t’i skadojë, transmeton IndeksOnline.

Tashmë bisedimet e para në mes drejtuesve të Romës dhe agjentit të futbollistit kanë filluar.

Po ashtu transferimi i futbollistit te skuadra italiane po shihet si një mundësi që ai të rikthehet përsëri në formën e tij./IndeksOnline/.