15:45 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Mark Zuckerberg do të raportoi në këtë ditë për privatësinë e Facebook

Mark Zuckerberg do të dëshmojë në Uashington për privatësinë e konsumatorit këtë muaj. Zuckerberg do të flasë me Komisionin e Energjisë dhe Tregtisë të Shtëpisë më 11 prill.

Për herë të parë, pronari i Facebook do të përgjigjet për akuzat e javëve të fundit ku Facebook është përballur me skandalin e privatësisë. Zuckerberg do të tregoi se çfarë ndodh me informacionin e tyre personal në internet.

Ai do t’i përgjigjet edhe disa pyetjeve duke krijuar një formë debati në Komisionin e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA./Indeksonline/