75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Marmoush gjen golin e parë me fanellën e Manchester Cityt në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt ka shënaur gol ndaj Newcastle Unitedit në ndeshjen e javës së 25-të në Premier League.

Golin për 1:0 e shënoi Omar Marmoush në minutën e 19’të, shkruan Indeksonline

Marmoush shënoi një gol të bukur pas një asisti nga portieri, Ederson.

Kujtojmë që ky ishte goli i parë me fanellën e Cityt nga sulmuesi i ardhur në afatin e janarit nga Eintracht Frankfurti./Indeksonline/