75 Mall Live Search
23:43 / E Premte, 17 Janar 2025 / Gj. Sh

Marmoush me lot në sy përshendetet me shokët e skuadrës dhe tifozët e Frankfurtit (VIDEO)

Omar Marmoush është përshendut me bashkëlojtarët dhe tifozët e Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi egjiptian karrierën do ta vazhdoj te Manchester City, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores së Frankfurtit me rezultat 2-0 ndaj Borusia Dortmund, Marmoush doli në stadium dhe u përshendet për herë të fundit me shokët e skuadrës dhe tifozët.

25-vjeçari nuk mundi ti kontrollonte emocionet, pasi u pa me lot në sy.

Manchester City ka arritur marrëveshje me Frankfurtin për shumën e transferimit prej 80 milionë euro, derisa Marmoush do të përfitojë 16-17 milionë euro në vit./IndeksOnline/