09:48 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Marokeni kapet në flagrancë duke vjedhur në një market në Prishtinë

Sot rreth orës 05:00, nga zyrtarët policorë të stacionit- Jugu në Prishtinë, është arrestuar në flagrancë një person i  dyshuar i cili me forcë ishte futur brenda një marketi  në rrugën “Rexhep Krasniqi”, në Prishtinë.

I dyshuari  M. Z. mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burime të IndeksOnlinet njoftojnë se ky është rasti i tretë që ndodh brenda dy jave nga po i njëjti person.

Mbështetur në  të dhënat operativo-analitike të policisë ky i dyshuar  është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale./IndeksOnline/